Manchester United e sheh Ruiz si alternativë për De Jong

Futboll

Manchester United e sheh Ruiz si alternativë për De Jong

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 09:35
Fabian Ruiz.

Manchester United kërkon transferimin e Fabian Ruiz.

Që nga hapja e këtij afati kalimtar ‘Djajtë e Kuq’ kishin shfaqur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Por, duket se do të mbes vetëm interesim nga Man United, pasi holandezi nuk dëshiron transferimin në ‘Old Trafford’.

Sipas konfirmimit nga ‘Goal’, Erik ten Hag ka gjetur alternativën për mesfushën e tij.

Bëhet fjalë për lojtarin e Napolit, Fabian Ruiz.

Spanjolli po pëlqehet nga trajneri holandez, andaj ata kanë shfaqur interesim për të.

26 vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me ‘napolitanët’, mbetet të shihet nëse do ta rinovojë atë këtë merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat