Mbrojtësi tërheq vëmendjen e disa klubeve

Futboll

Mbrojtësi tërheq vëmendjen e disa klubeve

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:13
Senesi

Senesi preferon Premier Ligën para Seria dhe Ligue 1!

Markos Senesi transferohet në Premier Ligë. Mbrojtësi argjentinas, i cili spikati me Fejnordin në sezonin që lamë pas, tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por ka zgjedhur Bournemautin për të vijuar karrierën.

Mediat angleze raportojnë se marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shifrën e 15 milionë eurove dhe Senesi pritet të zbarkojë në Angli për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë gjatë ditës së hënë.

Mbrojtësi tërhoqi vëmendjen e klubeve si Roma, Inter, Marsej, Lyon, etj., por duket se ka qenë pikërisht Bournemaut ajo që ka arritur të plotësojë kërkesat ekonomike të Feyenoordit dhe vetë futbollistit argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat