Digiitalb humb të drejtën e transmetimit të Kategorisë Superiore

Futboll

Digiitalb humb të drejtën e transmetimit të Kategorisë Superiore

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:40
Digiitalb humb të drejtën e transmetimit të Kategorisë Superiore

Superioren jemi mësuar ta shohim në Digitalb përmes SuperSport, megjithatë kjo gjë nuk do jetë e mundur përgjatë 3 sezoneve të ardhshme.

Kjo pasi është Tibo që ka fituar të drejtën e transmetimit, siç raporton CNA.

Do jetë dhe Kategoria e Parë që gjithashtu do vijë përmes ekranit nga kjo platformë.

Tibo e ka për herë të parë përcjelljen e elitës së futbollit shqiptar dhe kjo gjë mund të quhet surprizë. Eksperienca e vetme me klubet shqiptare është transmetimi gjatë korrikut i disa ndeshjeve europiane.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga FSHF, që më parë kishte hapur garën për fitimin e të drejtave televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat