Conte i prish punë Juves

Futboll

Conte i prish punë Juves

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:26
Conte i prish punë Juves

E ardhmja e Memphis Debay duket se do të jetë larg Barcelonës.

Pavarësisht se holandezi në ditët e fundit është përfolur për një kalim tek Juventusi, me sa duket nuk do të jetë kështu.

Sipas raportimeve nga Anglia, në garë për 28-vjeçarin është futur Tottenhami. Antonio Conte e dëshiron transferimin e holandezit në Londër dhe mund të prishë planet e “Zonjës së Vjetër”,  pasi sulmuesit holandez i kanë ofruar një pagë prej 200 mijë stërlinash në javë javë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Depay dëshiron të marrë ende kohë për të vendosur për të ardhmen e tij dhe këtë përgjigje i ka kthyer edhe Juventusit.

Holandezi mund të rikthehet në Premier League, pas eksperiencës jo fort pozitive te Man. United. Sulmuesi më pas u transferua te Lyoni dhe zhvilloi paraqitje fantastike me klubin francez. 28-vjeçari bëri përsëri një hap të madh në karrierë, pasi u transferuar te Barcelona, por tani e ardhmja e tij shihet larg “Camp Nout”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat