Ditë e keqe për Milot Rashicën, edhe një dështim për Norwich-in

Futboll

Ditë e keqe për Milot Rashicën, edhe një dështim për Norwich-in

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2022 Në ora: 18:07
Norwich

Milot Rashica me Norwich-in vazhdojnë serinë negative në Championship (liga e dytë angleze).

Norwich del kokulur nga stadiumi “MKM”, duke pësuar humbje me rezultat 2:1.

Vendasit fituan falë golave të futbollistit Estupinan (43' e 62') dhe për Norwich-in realizoi Nunez (72').

Hull kryeson me 7 pikë e Norwich është në fund me 1 pikë.

Rashica u zëvendësua në minutën e 58-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat