PSG starton me treshen e frikshme

Futboll

PSG starton me treshen e frikshme

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 20:51
PSG starton me treshen e frikshme

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Paris Saint-Germain – Montepellier.

Për herë të parë në sezonin e ri ka startuar për PSG treshja e frikshme Messi – Mbappe – Neymar, në ndeshjen që sonte kampioni francez e luan në shtëpi kundër Montepellier.

PSG fitoi ndeshjen e Supërkupës ku mposhtën Nantes me rezultat 4-0, ndërkaq në javën e fundit ata mposhtën edhe Clermont Foot me rezultat 5-0, ku Messi shënoi dy gola në atë ndeshje.

Sonte PSG do ta kërkojë fitoren e dytë para se të udhëtojë për në Lille në xhiron e tretë ku do të përballet me skuadrën e Edon Zhegrovës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat