Milani vendoset në alarm

Futboll

Milani vendoset në alarm

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:16
Milani vendoset në alarm

Teksa nga Algjeria bëjnë të ditur se Ismael Benaser është pranë firmës së rinovimit me Milanin, në Angli e mendojnë ndryshe. “SportBible” ka dhënë lajmin se mesfushori jo vetëm që nuk do të firmosë kontratën e re, por edhe se dëshiron të transferohet te Liverpuli ka një vlerësues të veçantë te trajneri Jurgen Klop.

Gjermani nuk e fsheh simpatinë për algjerianin dhe mund të paguajë 50 milionë eurot e klauzolës për ta pasur nën urdhrat e tij.

Për Benaserin 5 milionë euro në sezon, ndryshe nga 3.5-4 milionët që duket se i ka propozuar klubi italian.

Për shitjen e algjerianit shtyn edhe menaxheri, i cili logjikisht, do të kishte përfitime më të lartë për shkak të ndërmjetësimit dhe rrogës më të mirë që i asistuari i tij do të merrte në Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat