Rikthimi i Erzenit pas shumë vitesh në Superiore

Futboll

Rikthimi i Erzenit pas shumë vitesh në Superiore

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:18
Rikthimi i Erzenit pas shumë vitesh në Superiore

“Abissnet Superire“ ngriti dje siparin për edicionin e 84-t në histori, ndërsa java e parë e kampionatit vazhdon me dy ndeshjet e tjera ditën e sotme. Erzeni e gjen veten pas shumë vitesh në elitë, por rikthimi e vë përballë një ekipi të vështirë si Vllaznia.

Në orën 17:00, shijakasit presin në “Niko Dovana” kuqeblutë e Josës, që vijnë pas një paraqitjeje dinjitoze kundër Universitateas së Krajovës në turret kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Ndërkohë në orën 19:30 vëmendja shkon në Elbasan. Partizani italian do të shfaqet për herë të parë para tifozëve.

Kolela u zyrtarizua në krye të pankinës pak ditë më parë, duke zëvendësuar Dritan Mehmetin dhe kundër Egnatias do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë në krye të të kuqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat