Londinezët kërkojnë 5 milionë euro për huazimin

Futboll

Londinezët kërkojnë 5 milionë euro për huazimin

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:20
Londinezët kërkojnë 5 milionë euro për huazimin

Nevoja për një mbrojtës është përsëritur vazhdimisht në radhët e zikaltërve dhe pas Manuel Akanzhit e Françesko Açerbit, gjithmonë në listën e Interit, në skenë ka dalë edhe Trevoh Shalobah.

23-vjeçari i Çelsit është emri i ri për prapavijën, një emër që në Milano ka një sponsor të fuqishëm si Romelu Lukaku.

Sulmuesi që e ka pasur shok skuadre te blutë anglezin, ka dalë garant për cilësitë e mbrojtësit të ri për të cilin ka pritshmëri të larta, por që me mbërritjen e mundshme të Uesli Fofanasë nga Lestëri, nuk do të ketë në dispozicion minutazhin e duhur.

Problem ama për transferimin e Shalobahut mund të jetë formula, e njëjta pikë në të cilën kanë ngecur një sërë prej operacioneve të zikaltërve.

Londinezët kërkojnë 5 milionë euro për huazimin dhe 25 milionë të tjera për blerjen e detyruar të tij, shifra larg atyre që mendon Interi, i cili kërkon që mbrojtësi të transferohet si huazim me të drejtë blerjeje dhe jo detyrim.

Sidoqoftë, 23-vjeçari ngelet një pistë të cilën italianët nuk do e lënë pas dore në këto ditë të fundit të merkatos, kur koha punon kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat