Ferizaj në këmbë, gati për Prishtinën! Morina optimist

Futboll

Ferizaj në këmbë, gati për Prishtinën! Morina optimist

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 13:47
Morina në konferencë

I madh dhe i vogël me padurim e presin sfidën kundër skuadrës me të trofeshme në Kosovë, Prishtinës.

Ferizajasit i njohin mirë cilësitë e Prishtinës. Kryetrajneri i Ferizajt, Arbnor Morina nuk do të ketë lehtë, e para sfidohet nga skuadra që kaloi karrierën më bukur si futbollist Prishtina, e dyta, do të përballet me ismet Munishin.

Morina synon më të mirën dhe pikët e para për Ferizajn.

Ndeshje luhet nesër në orën 17.00 në stadiumin prapa palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Për këtë ndeshje mbretëron interesim i madh.  

Morina theksoi se kanë bërë përgatitjet dhe ekziston një atmosferë shumë e mirë brenda ekipit, e që synim do kenë pikët e plota. 

“Nesër na pret një ndeshje që e ka peshën si çdo ndeshje tjetër.

Kundërshtari është i komponuar dhe kompletuar, me një traditë pas vete por as ne nuk jemi prapa. Unë kam besim të plotë në futbollistët e mi sepse gjatë javës kanë stërvitur në mënyrën më të mirë, pa u kursyer aspak.

Nesër ne duhet të besojmë në vetvete dhe përmes lojës së mirë, ta arrijmë një rezultat pozitiv”, tha para mediave Morina. 

Ai gjithashtu deklaroi se gabimet që ndodhën në ndeshjen ndaj SC Gjilanit, nuk duhet të përsëriten dhe kanë punuar për të evituar ato gabime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat