Ende nuk ka vendim

Futboll

Ende nuk ka vendim

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:55
Memphis Depay

Memphis Depay është afër për ta finalizuar largimin e tij nga Barcelona por Juventusi ende nuk ka gjetur ndonjë marrëveshje më të për shkak se holandezi ka rritur kërkesat e tij, raporton Gianluca Di Marzio

Blaugrana janë duke punuar që ta largojnë sulmuesin 28 vjeçar nga skuadra e tyre, një vit pasi e morën e atë për shkak të problemeve financiare, duke lejuar kështu që ai të transferohet si transfer i lirë në ndonjë klub.

Juventusi ka shprehur dëshirën që ta këtë në skuadër Depay që një kohë tashme, duke e bërë atë synim kryesor pasi që u bë e qartë që Alvaro Morata nuk do të luajë në Torino këtë sezon.

Siç raporton Gianluca Di Marzio, Juventusi ende nuk ka arritur marrëveshje personale me Depayin pasi që holandezi ka rritur kërkesat e tij për klubin. Mediat raportojnë që 28 vjeçari fillimisht ishte i lumtur me një marrëveshje 6 milionë euro në sezon, por tani duket se kjo nuk e ka bind atë mjaftueshëm.

Depay pritet që ta finalizojë largimin e tij nga Barcelona ditët në vazhdim dhe bisedimet ende po vazhdojnë me Juventusin, të cilët shpresojnë që ai t’i ulë kërkesat përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat