Shala me Shkëndijen për pikë të plota në Strumicë

Futboll

Shala me Shkëndijen për pikë të plota në Strumicë

Nga: K.G. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 15:03
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës sot (17.00) është në Strumicë, ku do të luajë derbin e javës së tretë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut kundër Akademia Pandev.

Fakt është se tetovarët tashmë po ndjehen të lodhur, pasi që sot do të jetë ndeshja e katërt në vetëm 11 ditë, por i njëjti fakt është se Shkendija, përkundër agjendës së ngjeshur, synon të kthehet nga Strumica me pikë të plota.

Sulmuesi Adenis Shala ka folur për pritshmëritë nga kjo ndeshje:

“Në fillim të çdo sezoni ndeshjet janë të vështira, sepse duhet të grumbullosh sa më shumë pikë. Me gjithë orarin e ngjeshur,

Shkendija ndaj A. Pandev do të luajë sa më e motivuar për të fituar tri pikët. “Pandevci” janë ekip cilësore, por nëse japim maksimumin, sigurisht që rezultati nuk do të mungojë”.

Këto dy skuadra deri më tani kanë zhvilluar 17 ndeshje, në të cilat Shkendia ka fituar tetë, ekipi nga Strumica gjashtë i ka fituar dhe tri ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Shkëndijes i mungon Valmir Nafiut, i cili është i lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat