Monza nuk ndalet

Futboll

Monza nuk ndalet

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 15:56
Monza nuk ndalet

Betis duhet të bëjë largime nga skuadra për të respektuar rregullat e regjistrimit në La Liga dhe lojtarit të parë që i është treguar dera nga “bardhegjelbrit” është William Carvalho.

Për portugezin, faza tjetër në karrierën e tij mund të jetë në Seria A ose të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.

Kalimi i mbrojtësit te skuadra e Monzës tashmë duket shumë i afërt. Megjithatë duhet theksuar se interes për 30-vjeçarin së fundmi kanë treguar edhe Lyon e Galatasaray.

Portugezi largohet kështu nga Real Betis pas katër vitesh, ndërsa aktualisht kartoni i tij vlerësohet 16 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat