Gaz i botës, nuk ka rrymë në Ferizaj dhe dështon VAR-i

Futboll

Gaz i botës, nuk ka rrymë në Ferizaj dhe dështon VAR-i

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2022 Në ora: 17:47
Ferizaj

Çuditë në futbollin e Kosovës.

Gjyqtari akordon penallti për Prishtinën në Ferizaj, por gjyqtari Erdall Zasella has në problem. 

Shkon të monitori por nuk ka rrymë. 

Ku ta shikojë Erdalli se është apo jo penallti apo ta presë deri të vjen rryma? 

Një moment i vështirë për gjyqtarin dhe nuk e di se çfarë të bëjë!

Pas 15 minutave rregullohet puna e rrymës dhe gjyqtari e shikon VAR-in, nuk ka penallti! 

Vonesa në ‘VAR Check’ në ndeshjen Ferizaj – Prishtina tek penalltia e akorduar në të mirë të Prishtinës, ka ardhur si pasojë e këputjes së kabllos së sinjalit nga ana e disa tifozëve të pandërgjegjshëm.

“Si rrjedhojë gjyqtari Erdall Zasella nuk ka pasur mundësi ta shikojë rastin në monitorin që është në fushë, përderisa ekipi teknik i FFK-së ka reaguar dhe ka bërë lidhjen e monitorit në fushë me kabllo tjetër të sinjalit nga minibusi”, thuhet në sqarim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat