Lille përjashton futbollistin titullar

Futboll

Lille përjashton futbollistin titullar

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 18:31
Lille përjashton futbollistin titullar

Mohamed Bayo është përjashtuar nga grupi i Lille, i cili do të përballet me PSG-në këtë të dielë në mbrëmje (20:45).

Presidenti i Losc, Olivier Létang, ka vendosur të sanksionojë sulmuesin e ardhur këtë verë nga Clermont për arsye disiplinore.

Një foto e lojtarit 24-vjeçar në një ambient nate është publikuar mëngjesin e kësaj të diele në rrjetet sociale. Edhe para këtij episodi, Bayo nuk ishte i garantuar të ishte në formacionin fillestar për LOSC kundër PSG.

Paulo Fonseca kishte menduar këtë javë për mundësinë e rritjes së Jonathan David dhe pozicionimit të Gabriel Gudmundsson si anësor i djathtë, si në fund të ndeshjes në Nantes (1-1). Mesfushori i ri Carlos Baleba (18) zëvendëson sulmuesin në grup për ndeshjen kundër parizienëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat