Napoli kthen vëmendjen nga Kepa i Chelseat

Futboll

Napoli kthen vëmendjen nga Kepa i Chelseat

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 19:58
Kepa Arrizabalaga

Napoli e kanë kthyer fokusin e tyre drejt Kepa Arrizabalagas së Chelsea, pasi që Navas po shihet si problem për ta dhe besohet se ai ka një lëndim të që e lënë atë më shumë jashtë se brenda fushave 

Napolitanët janë në kërkim të një portier me përvojë por me shpenzime të ulëta, pasi që u largua David Ospina, teksa ata nuk i besojnë shumë Alex Meretit si një zgjidhje të parë për portier. 

Navas ishte një kandidat kryesor, sidomos pasi që negociatat me Paris Saint-Germain po vazhdojnë për Fabian Ruizin gjithashtu, por një marrëveshje e tillë besohet që nuk do të ndodh. 

Napoli është i përgatitur ta paguajë vetëm gjysmën e pagës së tij prej 9 milionë euro në sezon dhe kostarikani mund të lëvizë në drejtim të kësaj skuadre për një shumë të vogël, si huazim me opsion blerjen apo ta shkëputë kontratën e tij më herët me marrëveshje të dyanshme. 

Bisedimet po vazhdojnë dhe Navas nuk ishte ftuar fare në ndeshjen e Ligue 1 të PSG-së kundër Lille shkaku i një lëndimi në shpinë. 

Ky lëndim po rezulton të jetë më serioz së më parë dhe ai ka vazhduar tretmanin dhe testet edhe sot. 

Por, kjo ka bërë që Napoli të shikojë për një opsion tjetër dhe ai është portieri i Chelsea, Kepa, i cili është i gatshëm të huazohet me gjysmën e pagës që do ta paguante skuadra nga Premier Liga dhe gjysmën tjetër Napoli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat