Merxhani: Shpresoj të vazhdojmë kështu si grup të ecim përpara 

Futboll

Merxhani: Shpresoj të vazhdojmë kështu si grup të ecim përpara 

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:25
Merxhani

Futbollisti i Struga Trim Lum, Zija Merxhani, flet pas golit të shënuar dhe fitores me rezultat 2:1 ndaj Rabotniçkit të Shkupit.

Struga është lider i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut me gjtihsejt 9 pikë apo nga tre ndeshje ka po aq fitore.

“Mendoj që zhvilluam një ndeshje të mirë.

Unë e kam shprehur edhe para ndeshjes që do jetë një ndeshje e vështirë, sepse e dimë forcën që ka Rabotniçki dhe ashtu ishte.

Gjithsesi ne i kishim marrë masat dhe luftuam shumë fort për të marrë 3 pikët në fushën tonë. Sa i përket golit, jam i kënaqur shumë sepse zhbllokova rezultatin, gjithsesi shpresoj të vazhdojmë kështu si grup të ecim përpara”, tha Merxhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat