Cuculi bën rikthimin e madh

Futboll

Cuculi bën rikthimin e madh

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 14:30
Cuculi

Burimet e televizionit Shenja, mësojnë eksluzivisht se Ardian Cuculi do të rikthehet ë luajë për Shkëndijën e Tetovës.

Jo zyrtarisht mësohet se Cuculi dhe Shkëndija janë në bisedime, me kërçovarin që të vesh sërish fanellën kuqezi.

Me shumë mundësi, qendër-mbrojtësi do të firmos kontratë 1 vjeçare dhe do të mbyll karrierën e tij te Shkëndija.

Cuculi pjesë e kuqezinjëve ka qenë në 3 periudha të ndryshme, duke regjistruar 246 paraqitje me skuadrën tetovare. Ndërkohë gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Vëllazërimin, Pobedën, Milanon, Kukësin dhe Dritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat