Maldini gati të shpërblejë mesfushorin

Futboll

Maldini gati të shpërblejë mesfushorin

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 14:34
Maldini

Ismael Bennacer është padyshim një nga futbollistët më në formë të Milanit në këtë fillim sezoni dhe me largimin e Franck Kessie, po përpiqet të bëjë liderin e mesfushës, duke shënuar edh enjë gol që shmangu humbjen e kuqezinjve ndaj Atalantës në fundjavë.

Mesfushori algjerian ka lënë pas dëmtimin dhe po shfaqet gjithnjë e më në formë, ndërsa Paolo Maldini ka nisur të lëvizë për t’i rinovuar kontratën, për t’i rritur pagën aktuale, si një formë shpërblimi për kontributin që po jep në fushë.

Aktualisht algjeriani përfiton vetëm 1.7 milionë euro në sezon dhe plani i Maldinit është t’i dyfishojë pagën, për të zgjatur bashkëpunimin deri në verën e 2026-ës.

Në ditët e ardhshme pritet që menaxheri i Bennacer të zbarkojë në Milano, për të nisur negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat