Nëntë mijë bileta janë shitur për ndeshjen Ballkani - Shkupi

Futboll

Nëntë mijë bileta janë shitur për ndeshjen Ballkani - Shkupi

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 21:51
Ballkani

Kur kanë mbetur edhe më pak se 48 orë deri në fillim të ndeshjes, afër 9000 bileta janë shitur vetëm në Therandë.

Interesim i jashtëzakonshëm për ta përcjell nga afër ndeshjen FC Ballkani vs Shkupi.

Suharekasit janë një hap larg kualifikimit në fazën e grupëve të Konferencë Ligës, duke u bërë skuadra e parë kosovare e cila merr pjesë në garat evropiane.

E për ndeshjen e të enjtes ndaj Shkupit, Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët e Kosovës për këtë ndeshje historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat