Ish-mesfushori i Arsenal i propozon skuadrën e re Ronaldo-s

Futboll

Ish-mesfushori i Arsenal i propozon skuadrën e re Ronaldo-s

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 11:47
Ish-mesfushori i Arsenal i propozon skuadrën e re Ronaldo-s

Cristiano Ronaldo vijon të tërheqë vëmendje, pasi portugezi nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.

Në një situatë të tillë, Ronaldo është refuzuar nga disa skuadra.

Së fundmi, ishi i Arsenal, Samir Nasri i ka sugjeruar Ronaldo-s se duhet të ndërpresë kontratën e tij në “Old Trafford” dhe të marrë një sfidë të re në Ligue 1, te Marseille, qytet ku Nasri ka lindur dhe skuadra ku ka nisur karrierën.

“Kam një zgjidhje për të. Ai mund ta ndërpresë kontratën me Manchester United dhe të transferohet te Marseille. Atje do gjejë edhe UEFA Champions League dhe marsejezët disponojnë edhe një sulmues kalibri si Alexis Sanchez dhe të dy do të formonin një dyshe perfekte.” -tha Nasri për “Canal+”.

Portugezi luajti vetëm katër minuta në fitoren 2-1 ndaj Liverpool, të hënën në mbrëmje. Ten Hag e la Ronaldo-n jashtë formacionit fillestar mes spekulimeve të mëdha se lojtari dëshiron të largohet nga United dhe kjo ka ndikuar edhe te “fanella” titullarit.

E ardhmja e Cristiano-s është ende në pikëpyetje dhe pse 5 herë fituesi i Topit të Artë ka deklaruar se gjithçka flitet në media, janë thashetheme, por sërish nuk ka zëra zyrtar.

Manchester United “udhëton” në Southampton këtë të shtunë, por nuk dihet nëse Ronaldo do të jetë pjesë e skuadrës dhe kjo mbetet për t’u parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat