Reagon Evangjelia Veli

Futboll

Reagon Evangjelia Veli

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:23
Reagon Evangjelia Veli

Peshëngritësja Evangjelia Veli, ka reaguar në lidhje me lajmin e daljes pozitive me doping, dy muaj pasi fitoi medaljen e artë në Europianin e shtangës. Në një deklaratë për “Panorama Sport”, ajo ka rrëfyer të vërtetën dhe ka akuzuar presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza për nxjerrje të një informacioni konfidencial.

“Po flitet vërtet shumë për këtë situatë të krijuar, por askush nuk po i thotë gjërat ashtu siç janë realisht. Evangjelia nuk ka marrë asnjë ampulë, që sipas presidentit Gjoza është shkaku që unë kam rezultuar pozitiv”, thotë Veli.

Më tej, shtangistja e pezulluar përkohësisht nga garat deri në pritje të rezultatit të testit B, shton:

“Nëse presidenti i Federatës do të zbatonte ligjin, sikurse duhet të bëjë si president dhe jo të thotë gënjeshtra, dokumentacionet të cilat kanë vajtur në Federatë e thonë qartë se bëhet fjalë për një informacion konfidencial dhe nuk duhej bërë publik deri në momentin sa të dalë vendimi përfundimtar, për shkak se nuk bëhet fjalë për një vendim final”.

“Këtë gjë e ka bërë të qartë vetë Federata Botërore e Peshëngritjes, që nuk duhet të shpallej asgjë deri sa të dilte vendimi i plotë dhe i detajuar me të gjitha shpjegimet, për shkak se unë e kam dërguar në gjyq çështjen.

Por Gjoza edhe një herë vazhdon të tregojë se nuk e do sportin, se nuk i do femrat dhe se sa racist i madh është. Një njeri që gjithmonë është munduar të më luftojë, të më nxjerrë pengesa dhe të më mbyllë rrugët”, tha peshëngritësja 30-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat