Thumbon trajnerin

Futboll

Thumbon trajnerin

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 13:56
Thumbon trajnerin

Riqui Puig e ka përjetuar keq largimin nga Barcelona.

22-vjeçari, i cili kishte edhe një vit kontratë me klubin katalanas, është transferuar në MLS te Los Angeles Galaxy, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Barcelona ka ruajtur 50% të kartonit, ndërkohë që ka të drejtën e riblerjes së mesfushorit spanjoll në të ardhmen. Gjatë prezantimit tek ekipi i ri, Riqui Puig nuk i ka kursyer thumbimet për trajnerin Xavi.

“Ishte një zhgënjim total të largohesha në atë mënyrë pas shtatë viteve. Ndërkohë që të gjithë shokët luanin në Los Angeles, unë mbeta i vetëm në Barcelonë. Më lëndoi shumë një gjë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat