Conte: Më së fundi pashë lojtarin që kisha tek Interi

Futboll

Conte: Më së fundi pashë lojtarin që kisha tek Interi

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 15:23
Conte

112 minuta. Kaq kohë iu desh Ivan Perisic për të fituar Tottenhamin. Në tri ndeshjet e para të Premier League, kroati shërbeu dy asiste, sërish për Harry Kane, në golin e barazimit (minutën e 96-të) ndaj Chelsea dhe atë që vendosi ndeshjen e së shtunës së kaluar me Wolverhampton, shkruan Telesporti.

“Pashë Perishiq që kisha tek Interi, sërish”, – tha Conte duke buzëqeshur pas ndeshjes me Wolves, atë në të cilën kroati luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në Premier League dhe iu tregoi tifozëve të tij të rinj pse trajneri italian e mori me në Londër. Conte e kishte vënë kroatin në krye të listës së blerjeve verore.

Imazhi i fundit i Perisic tek Interi është dalja nga fusha për shkak të lëndimit, në ndeshjen e fundit të Serie A (2021-2022). “Ishte një periudhë e çuditshme për mua, për herë të parë në karrierë pata një dëmtim të rëndë muskulor, – tha 33-vjeçari. – Më duhej më shumë kohë për t’u rikuperuar, kam punuar intensivisht gjatë verës”.

Ashtu si nënshkrimet e tjera të reja të “Spurs”, Perisic mori pjesë në turneun parasezonal në Korenë e Jugut. Kroati, për shkak të dëmtimit të tij, ishte një nga të paktët të cilit Ventrone ia kurseu pjesën më të madhe të rraskapitjes në stërvitje. “Kam filluar të punoj sërish me ekipin vetëm për 3-4 javë, ndihem mirë tani dhe mendoj se ndeshja e parë si titullar, pas 3 muajsh, ka shkuar pozitivisht”.

Rëndësia e Perisic në grupin e Tottenham shkon përtej asisteve të tij, ose zgjidhjeve që i ofron Contes: si anësor i majtë dhe sulmues në treshen që ka Kane si strumbullar të pazëvendësueshëm. “Ivan është një lojtar i rëndësishëm, me mjaft përvojë, i cili ka fituar shumë duke luajtur në ekipe prestigjioze. Ai ka luajtur edhe një finale të Kupës së Botës, – thotë Conte.

– Perishiq mund të na japë shumë përvojë, ai mund të jetë gjithashtu i rëndësishëm për Sessegnon, të cilin mund ta ndihmojë shumë të rritet, duke i dhënë këshilla dhe u bërë një pikë referimi për të”. Nuk është rastësi që Perisic ishte i pari nga nënshkrimet e reja që luajti titullar. Conte iu beson më shumë atyre që e njohin idenë e tij për futbollin, atyre që kanë punuar me të.

Në këtë drejtim, kroati ka një avantazh ndaj të tjerëve. “Conte është gjithmonë i njëjti, gjithmonë në rrugën e duhur, – thotë Perisic për trajnerin. – Ai gjithmonë shtyn shumë dhe është tejet i rëndësishëm, si për ne, ashtu edhe për klubin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat