Zinchenko mbështet rifilimin e futbollit në Ukrainë

Futboll

Zinchenko mbështet rifilimin e futbollit në Ukrainë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 19:59
Zinchenko mbështet rifilimin e futbollit në Ukrainë

Ylli i Arsenalit dhe Ukrainës, Oleksandr Zinchenko beson se pavarësisht nga rreziqet lejimi i rifillimit të futbollit në atdheun e tij është një hap në drejtimin e duhur dhe mund të rrisë moralin në një vend të përfshirë në luftë sot e gjashtë muaj. 

"Njerëzit meritojnë jetët që kanë pasur më parë. Unë do të doja të them një falënderim të madh për Federatën e Ukrainës dhe presidentin Zelenskyy. Ka shumë rëndësi t'i tregojmë pjesës tjetër të botës se populli ukrainas nuk dorëzohet, dhe në çdo situatë, ata vazhdojnë", ka thënë futbollisti ukrainas për faqen zyrtare të Arsenalit.

"Ne duhet të vazhdojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ukrainasit".

Kampionati në Ukrainë ka nisur, ai po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe element i ri është lëshimi i sirenave të cilat alarmojnë për sulmet e mundshme ruse..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat