Manchester Utd e ka seriozisht për brazilianin

Futboll

Manchester Utd e ka seriozisht për brazilianin

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 00:26
Manchester Utd e ka seriozisht për brazilianin

Trajneri Erik ten Hag po këmbëngul për të transferuar në Old Trafford, Antony nga Ajax.

Holandezi i njeh mirë cilësitë e brazilianit nga koha që kanë kaluar së bashku tek “Harkëtarët”, ndërsa është i bindur se sulmuesi anësor mund t’i dhurojë një tjetër impakt skuadrës në fushë.

Deri në këtë pikë, drejtuesit e Ajax kanë rezistuar ndaj ofertave që kanë ardhur nga “Djajtë e Kuq”, mirëpo këta të fundit po përgatisin një propozim të ri që duket se do të jetë vështirë i refuzueshëm.

Sipas Sky Sport News, United ka gati një paketë që shkon deri në 94 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset për klubin holandez.

Tratativa tashmë ka hyrë në momente vendimtare dhe pritet që Antony të jetë “qershia mbi tortë” e merkatos së United që pas triumfit me Liverpool në kampionat duket se është rikthyer në “shinat e duhura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat