Ku renditet Maqedonia e shqiptarëve?

Futboll

Ku renditet Maqedonia e shqiptarëve?

Nga: K. G. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:17
Maqedonia e Veriut

Futbollistët Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Valon Ethemi etj., luajnë për Maqedoninë e Veriut. Ku renditet Maqedonia e Veriut? 

Maqedonia mbetet në vendin e 64-të në renditjen e fundit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Në periudhën kur nuk kishte gara ndërkombëtare, ndaj edhe nuk kishte ndryshime të mëdha.

Tashmë në shtator Maqedoninë e presin dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve kundër Bullgarisë dhe Gjeorgjisë. Bullgaria është aktualisht e renditur në të 74-tin, ndërsa gjeorgjianët janë në vendin e 82-të.

Brazili mbetet në krye, para Belgjikës dhe Argjentinës dhe në top 10-shen bëjnë pjesë edhe: Franca, Anglia, Spanja, Italia, Holanda, Portugalia dhe Danimarka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat