Nottingham Forest vazhdon të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar

Futboll

Nottingham Forest vazhdon të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 16:03
Nottingham Forest vazhdon të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar

Nottingham Forest vazhdon të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar.

Klubi historik anglez, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve (Champions League) u rikthye këtë sezon në Premier League pas 23 viteve mungesë.

Drejtuesit kanë bërë një revolucion total dhe deri tani kanë zyrtarizuar plot 18 afrime. I radhës është Serge Aurier, i cili muajin e kaluar mbylli bashkëpunimin me spanjollët e Villarealit.

Mbrojtësi i djathtë mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e Bregut të Fildishtë. 29-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, teksa rikthehet në Premier League pas një viti.

Aurier ishte pjesë e Tottenhamit në sezonin 2020/2021, ndërkohë që në Francë ka veshur fanellat e PSG, Toulouse dhe Lens.

Footmercato raporton se lojtari afrikan do të firmosë deri në vitin 2024 me Nottingham Forest. Zyrtarizimi i marrëveshjes do të ndodhë brenda 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat