Bernardo Silva do të qëndrojë te City

Futboll

Bernardo Silva do të qëndrojë te City

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 19:13
Bernardo Silva

Pep Guardiola ia ka mbyllur derën Barcelonës në lidhje me Bernardo Silvan.

Në një konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Crystal Palace, trajneri spanjoll tha se portugezi do të qëndrojë te “Citizens”.

Ai ndër të tjera tha se klubi nuk është në negociata me askënd për lojtarin, madje nuk ka as thirrje për këtë çështje.

“Nuk ka negociata, madje as thirrje telefonike për këtë çështje. Ai do të qëndrojë. Ne nuk pranuam ndonjë ofertë për të, ja pse ai do të qëndrojë”, përfundoi ai, shkruan Fabrizio Romano.

Barcelona e ka pikëtuar lojtarin që një kohë të gjatë, por moslargimi i De Jong e ka komplikuar shumë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat