Arteta i trembet Fulham-it

Futboll

Arteta i trembet Fulham-it

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 22:56
Arteta i trembet Fulham-it

Arsenal do të luajë ndeshjen e katërt në Premier League në shtëpi përballë Fulham, ndeshje e cila do të transmetohet live në Super Sport prej orës 18:30. Trajneri Mikel Arteta ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. Spanjolli ka folur për shumë çështje, por fillimisht është ndalur te ekipi dhe dëmtimet, gjithashtu i është rikthyer dhe njëherë përsëri fitores së thellë në transfertë me rezultati 0-3 përball Bournemouth.

“Të gjithë janë stërvitur këtë javë dhe të gjithë janë mirë, kështu që do të kemi një ekip të plotë, përveç Nelson i cili nga dëmtimi do të mungojë disa javë. Nga ndeshja e kaluar më pëlqeu mënyra se si luajtëm, mënyra se si performuam dhe padyshim që morëm pikët e plota dhe vazhdojmë ecurinë tonë të mire”-tha trajneri.

Tekniku 40-vjeçar është i vetëdijshëm për vështirësinë që e pret në sfidën përballë Fulham.

“Një ndeshje vërtet e vështirë. Ata kanë një ecuri të jashtëzakonshme. Vitin e kaluar në Championship ata bënë shumë mirë dhe tani ende nuk kanë humbur një ndeshje në Premier League. Ata kanë luajtur kundër tre kundërshtarëve shumë të vështirë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë”-theksoi Arteta.

Ndërsa për shortin e Europa League, Arteta u shpreh: “Do të ecim hap pas hapi dhe do të shohim se çfarë do të na rezervoj shorti. Do të fillojmë të përgatitemi për kompeticionin e Europa League në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne do të përpiqemi ta fitojmë atë.”

“Topcinjtë” kryesojnë të vetëm në renditje, pasi ja kanë dalë më sukses të fitojnë të tre ndeshjet deri më tani në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat