Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit

Futboll

Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:29
Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit

Pasi regjistroi suksesin historik duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, Ballkani tani duhet të fillojë me përgatitjet për ndeshjet e kësaj faze.

Tërheqja e shortit për grupet e kësaj gare u bë të premten, teksa kampioni i Kosovës u shortua për në Grupin G.

Ballkani në këtë grup do të jetë bashkë me Slavia Praha, CFR Cluj dhe Sivasspor.

Skuadra nga Theranda aventurën në këtë grup do ta fillojë më 8 shtator, si nikoqir i klubit nga Rumania, Cluj.

Në xhiron e dytë të Grupit G, Ballkani do të luajë në udhëtim te skuadra nga Republika e Çekisë, Slavia, më 15 shtator – teksa edhe në xhiron e tretë do të luajë në udhëtim te Sivasspori, më 6 tetor.

Datat për tri ndeshjet tjera:

13 tetor, Ballkani – Sivasspor

27 tetor, Ballkani – Slavia Praha

3 nëntor, CFR Cluj – Ballkani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat