Një disfatë nuk duhet të rrezikojë të ardhmen

Futboll

Një disfatë nuk duhet të rrezikojë të ardhmen

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 12:38
Martinez

Një disfatë nuk duhet të rrezikojë të ardhmen.

Në të vërtetë, ndonjëherë mund të jetë edhe e shëndetshme. Zemërimi përzihet me këto mendime tek Interi pas 1-3 në “Olimpico” ndaj Lazios. Dhe janë liderët e dhomave të zhveshjes që e vënë fytyrën e flasin.

Një prej tyre është padyshim Lautaro Martinez, që shënoi golin e tij të dytë në këtë kampionat, kundër bardhekaltërve, pas atij në “San Siro” kundër Spezia.

Kampionati po bën vetëm “testimet” e para, historia është ende e gjatë. Edhe pse rezultati i “Olimpico” për skuadrën e Inzaghit ishte i njëjtë me vitin e kaluar, Lautaro përpiqet të ngjallë besim te shokët e tij.

Kjo nuk do të thotë të harrohet humbja, por të nxirren mësime prej saj për të mos përsëritur të njëjtat gabime në ndeshjet e radhës, duke filluar nga ajo e mesjavës së ardhshme kundër Cremonese.

Ja mesazhi i “Toro” në rrjetet sociale: “Kokën lart kur jep gjithçka. Tani duhet vetëm të mendojmë të punojmë për të korrigjuar gabimet dhe të shohim përpara të gjithë së bashku, sepse ka ende një rrugë të gjatë për të bërë”.

Pak fjalë dhe shumë fakte, këtë i injekton Lautaro skuadrës. Humbja e parë e sezonit të ri (Serie A) në fakt duhet të përfaqësojë trampolinën për të rifilluar “bluarjen” me akoma më shumë bindje. Edhe pse Interi në tri ndeshjet e para ka bindur plotësisht vetëm në atë të mesmen, ndaj Spezia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat