Klopp: E pranoj, gabova

Futboll

Klopp: E pranoj, gabova

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 12:57
Klopp

Jurgen Klopp pret edhe një mesfushor nga merkato. Në konferencën për shtypin përpara takimit shtëpiak ndaj Bounemouth, trajneri gjerman ka pranuar se ekipi i tij ka nevojë për një përforcim në repartin e mesfushës.

55-vjeçari mohoi ditë më parë faktin që “The Reds” po tentonin një afrim të fundit.

“Nevojat tona kanë ndryshuar. Unë u shpreha që nuk kishim nevojë për një mesfushor. Ju kishit të drejtë, unë kisha gabuar.

Të shohim çfarë do të bëjmë, por duhet të gjejmë lojtarin e duhur, duke menduar edhe për të ardhmen”, deklaroi Klopp. Liverpool ka grumbulluar vetëm dy pikë në tre javët e para dhe sot synon triumfin e parë në Premier League.

Dueli që do luhet në “Anfield” ndaj Bournemouth, fillon në orën 16:00 dhe do të transmetohet në SuperSport 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat