Tre shqiptarët titullarë, Vorskla përmbyset në shtëpi

Futboll

Tre shqiptarët titullarë, Vorskla përmbyset në shtëpi

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 14:21
Tre shqiptarët titullarë, Vorskla përmbyset në shtëpi

Vorskla Poltava nuk ka mundur të gjejë suksesin as në javën e dytë të kampionatit ukrainas, teksa u mposht në shtëpi nga Veres-Rivne me rezultatin 1-2.

Në fakt, vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Sklyar në minutën e 21-të.

Një realizim që mbeti në fuqi deri në minutën e 84-të të fraksionin të dytë kur vendasit rivendosën ekuilibrat, ndërsa në minutat shtesë, saktësisht në të 97-tën shënuan edhe golin e përmbysjes së madhe.

Sakaq, vlen për t’u theksuar se nga minuta e parë në fushë ishin edhe tre ish-lojtarët e Tiranës, Ennur Totre, Ardit Toli dhe Taulant Seferi.

Madje, sulmuesi dhe Totre nuk i shpëtuan ndëshkimit me karton të verdhë megjithatë nuk mundën të bënin diferencën dhe të ndihmonin skuadrën për të dalë me pikë të plota. Kështu, pas dy javëve të para, Vorskla mbetet me zero pikë në klasifikim dhe momentalisht mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat