Paredes dhe Juventusi do të frenojë sërish

Futboll

Paredes dhe Juventusi do të frenojë sërish

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:38
Paredes

Leandro Paredes dhe Juventusi duket se do të frenojë sërish, por ndoshta deri të dielën në mbrëmje.

Të paktën kjo është ajo që ka vendosur trajneri i PSG-së, Kristof Galtier, i cili ka vendosur që të rikthejë mes të grumbulluarve qoftë portierin Kejlor Navas, ashtu sikurse edhe mesfushorin argjentinas.

Madje, kushdo që fliste se Paredes do të zbarkonte të dielën në Torino, tekniku ka frenuar:

“Dëgjoj edhe unë gjëra, por pavarësisht se çfarë ndodh në merkato, unë jam trajneri dhe për sa më përket mua, kush kërkon Paredesin, ta harrojë se do ta bëjë të vetin ditën e diel.

Ai do të udhëtojë me skuadrën, pasi kam nevojë për të, për sfidën kundër Monakos. Te Juventusi ndoshta vërtet e presin, por mua pak më intereson se çfarë duan ata.

PSG-ja ka një transfertë të vështirë për të fituar dhe një si Paredesi është gjithmonë që ta kesh me vete”, tha Galtier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat