Spanjollët rikthejnë në La Liga ish-mbrojtësin e Realit

Futboll

Spanjollët rikthejnë në La Liga ish-mbrojtësin e Realit

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:55
Spanjollët rikthejnë në La Liga ish-mbrojtësin e Realit

Renan Lodi, i përfunduar jashtë planeve të trajnerit Diego Simeone tek Atletico Madrid është një hap larg zyrtarizimit si lojtari më i ri i Nottingham Forest në Premier League. Transferimi do të kryhet me anë të formulës së huazimit ku Atletico do të përfitojë pesë milionë euro dhe më pas nëse anglezët e bëjnë të tyrin verën e ardhshme do të duhet të paguajnë edhe 30 milionë të tjera.

Braziliani nuk është stërvitur me klubin kryeqytetas dhe pret të marrë avionin për në ishull, teksa për klubin legjendar të Premier League, mbrojtësi cilësohet si një goditje e vërtetë nisur edhe nga eksperienca e tij.

Në fakt, Nottigham është treguar një klubet më aktive në këtë merkato në Angli, teksa nëse zyrtarizon Lodin atëherë do ta shndërronte në lojtarin e 18-të që firmos në këtë dritare transferimi. Nottingham u kthye këtë sezon në elitë dhe kërkon të qëndrojë në Premier, madje duke dhuruar një performancë të lartë në fushë.

Sakaq, te Atltico Madrid nuk qëndrojnë “duarkryq” dhe kanë gati edhe zëvendësuesin e Lodit teksa Sergio Reguillon pritet të rikthehet në La Liga.

Mbrojtësi që është pjesë e Tottenham nuk është ndër të preferuarit e trajnerit Antonio Conte dhe në këtë formë, Los Rojiblancos përfituan për të siguruar shërbimet e tij. Reguillon ka një të shkuar në elitën spanjolle ku është aktivizuar me Real Madrid dhe Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat