Dritë në fund të tunelit

Futboll

Dritë në fund të tunelit

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 13:27
Dritë në fund të tunelit

Ka dritë në fund të tunelit, për Jules Kounde, i cili më në fund është regjistruar nga Barcelona dhe tashmë m und të jetë nën urdhrat e Xavi Hernandez.

Tekniku spanjoll tashmë do të ketë një “armë” plus për sezonit, ndërsa që ndaj përballjes me Valladolidin që do të luhet ditën e sotme në La Liga, ish-lojtari i Sevillas është grumbulluar nga Xavi.

Në listë është edhe Sergio Busquets, i cili ka munguar në ndeshjen e mëparshme, pasi u skualifikua për kartonin e kuq.

Edhe Aubameyang dhe Memphis janë përfshirë pavarësisht faktit se klubi ka negociuar largimin e tyre prej ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat