Kërcënohet nga vëllai, Pogba nis procedurë ligjore ndaj tij

Futboll

Kërcënohet nga vëllai, Pogba nis procedurë ligjore ndaj tij

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 13:50
Paul Pogba

Paul Pogba ka ndërmarrë veprime ligjore kundër vëllait të tij Mathias i cili ka kërcënuar se do të bëjë zbulime tronditëse për yllin e Juventusit, agjentin e tij Rafaela Pimenta dhe Kylian Mbappén.

Mathias Pogba publikoi një video në Instagram ku pretendonte se do të bënte zbulime në lidhje me vëllain e tij, i cili së fundmi është kthyer në Juventus nga Manchester United.

“Publiku francez, italian, anglez dhe spanjoll meriton të dijë disa gjëra”, tha Mathias.

“Në thelb, e gjithë bota, duke përfshirë tifozët e vëllait tim, Francën, Juventusin dhe sponsorët e tij. Ata duhet të kenë informacionin dhe të marrin një vendim nëse ai meriton respekt dhe dashuri nga fansat. Nëse e meriton të luajë për Juventusin dhe një vend në skuadrën e Francës. Dua të hap sytë se cila është e ashtuquajtura gruaja më e fuqishme në futboll, të cilën vëllai im e quan mamin e tij të dytë.”, shton ai.

"Unë mendoj se ajo që do të them do të shqetësojë shumë njerëz. Do të them gjëra të rëndësishme për Kylian Mbappé. Shumë elementë dhe dëshmitarë konfirmojnë atë që do të them. Mund të jetë shpërthyes.”

Ndaj të gjitha këtyre pretendimeve dhe kërcënimeve, Pogba ka hapur procedurë ligjore të vëllait të tij.

Pogba u rikthye në Juventus këtë verë pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester United. Ai është kthyer në Torino gjashtë vjet pas transferimit të tij prej 100 milionë euro në “Old Trafford” në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat