Kolni nuk përfiton

Futboll

Kolni nuk përfiton

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 18:34
Kolni nuk përfiton

Kolni dhe Stuttgarti u ndanë në barazim pa gola në takimin e javës së katërt të Bundesligës. Skuadra e Baumgart ndjen mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë që pas largimit të Modestes, si dhe lodhjen e akumuluar pas angazhimit në ndeshjet e play-off-it të Conference League-s.

Stuttgarti bëri një paraqitje të mirë dhe në pjesën e parë ishte dominues, duke kontrolluar lojën e duke arritur që të kërcënonte vendasit në disa situata me Mavropanos dhe Silas, por pa rezultat. Në fundin e pjesës së parë Chabot kishte mundësinë ideale për të shënuar, por Mavropanos arriti që të ndalte topin në vijën fatale.

Pjesa e dytë kishte tjetër histori, me Pfeiffer që u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Në vazhdim Kolni bëri çmos për të shënuar, por pa rezultat. Skuadra e Baumgart mbetet e pamposhtur në 4 javë, por ky ishte barazimi i tretë që regjistron, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Stuttgarti arrin në kuotën e 3 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat