Nuhiu: Më vjen keq për pikët e lëna në këtë stadium.

Futboll

Nuhiu: Më vjen keq për pikët e lëna në këtë stadium.

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 19:56
Nuhiu

Gjilanasit krijuan raste të pafundme, por pa arritur t’i konkretizojnë rastet.

Madje pas barazimit të Ferizajt, Drita ka mundur ta humbas ndeshjen, por goli i Ramadanit të vendasve u anulua për pozitë jashtë loje.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se në këtë takim krijuan shumë dhe i vije keq për pikët e lëna.

“Realisht bëmë ndeshje të madhe. Më vjen keq për pikët e lëna në këtë stadium. Krijuam shumë. Të krijosh aq shumë dhe të mos shënosh, vjen ai rregulli kur nuk shënon pëson”.

“Shumë po krijomë, por pa arritur t’i konkretizojmë rastet. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi në fazën e sulmit”.

“Kemi lënë pikë, të cilat duhet ti rikuperojmë në ndeshjet e radhës. Kemi pasur paraqitje të mirë, por ka munguar konkretizimi”, tha Nuhiu.

Drita pas tri ndeshjeve të zhvilluara në Albi Superligë ka pesë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat