E papritur, Frenkie De Jong niset drejt Anglisë

Futboll

E papritur, Frenkie De Jong niset drejt Anglisë

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 16:38
Frenkie De Jong

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong e ka marrë rrugën drejt Londrës për t’i rritur thashethemet për një transferim të vonshëm në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori holandez ishte objektiv i Manchester Unitedit qe një kohë pasi trajneri Erik ten Hag e ka këshilluar klubin që ta transferojë atë.

Mediumi britanik “Mirror Football” raporton se transferimi i Casemiros nga Real Madridi nuk ia ka mbyllur derën futbollistit të Barcelonës..

Madje, ish-futbollisti i Ajaxit e ka pëlqyer një postim të Casemiros, i cili e publikoi pasi u bë lojtar i United, duke i rritur edhe më shumë spekulimet.

United ka zyrtarë në Londër dhe atje mund të zhvillohen bisedimet finale rreth transferimit eventual të përfaqësuesit holandez në “Teatrin e Ëndrrave”.

Ndërkohë, interesim për mesfushorin kreativ ka shfaqur edhe Chelsea.

Barça synon t’i fitojë rreth 70 milionë euro nga shitja e De Jongut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat