Conte: Kërkon së paku edhe dy transfere këtë afat kalimtar

Futboll

Conte: Kërkon së paku edhe dy transfere këtë afat kalimtar

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 17:26
Antonio Conte

Antonio Conte ka thënë së a ka nevojë për së paku dy transfere që Tottenhami të transformohet në një ekip që lufton për titull të Premier Ligës 

Spurs e kanë filluar sezonin fuqishëm duke fituar 10 pikë nga 12 të mundshme, kurse fituan 2-0 kundër Nottingham Fores në vikend me rezultat 2-0. 

Trajneri Conte ka folur me bordin e klubit që të bëjnë blerje të reja para së të përfundoi afati të enjten por ai ka insistuar së është i kënaqur që të punojë edhe me këta lojtarë që ka në dispozicion.

Pasi që ka qenë konsisten me zgjedhjet e tij në katër ndeshjet e para, italiani ka pranuar që ai tani duhet ta zbulojë fuqinë e vërtetë të skuadrës pasi që do të përgatitet për rotacione ku do të këtë dy ndeshje në javë deri të fillojë Botërori. 

“Jam përpjekur që të startojë me lojtarë të vjetër për shkak se ata me japin një pasqyrë të saktë”, tha Conte, i cili do të luan të mërkurën në derbin e Londrës kundër West Ham. “Me lojtarët e rinj, ne filluam që të punojmë për një muaj e gjysmë. Mendoj që në fund zgjidhjet e mia ishin të mira për shkak se ne patëm katër rezultate të mira në katër ndeshjet e para”. 

“Tani kur ne duhet të shkojmë dhe të luajmë nga një ndeshje për çdo tri ditë, është normale të bëhen rotacione, lojtarët janë inteligjent për ta kuptuar se ata ndonjëherë do të jenë në bankë, ndonjëherë ndërrohen dhe janë titullarë. Kjo është një periudhë kur klubi mund ta kuptoj nëse ne jemi gati, afër për t’u kompletuar si skuadër apo mund të bëjmë edhe më mirë”. 

“Nëse e krahasoni me sezonin e kaluar, ne jemi shumë më shumë të kompletuar. Por, që t’i arrimë skuadrat tjera dhe të jemi top nivel, ne na duhet kohë, qetësi dhe afate kalimtare, së paku edhe dy lojtarë në këtë afat që të arrimë nivelin e njëjtë”. 

“Kam folur me klubin dhe ia kam treguar mendimin tim, por nëse bëjmë diçka apo jo, kjo nuk ka rëndësi”, ka thënë ai për mundësitë që të blihen lojtarë të ri edhe këto ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat