Kontratë deri në vitin 2027

Futboll

Kontratë deri në vitin 2027

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 10:57
Christian Romero

Tottenham ka aplikuar të drejtën për të transferuar përfundimisht në Londër, Christian Romero.

Futbollisti u transferua tek Spurs në gushtin e vitit 2021 nga Atalanta falë formulës së huazimit, por tashmë anglezët kanë përdorur të drejtën për ta blerë përfundimisht argjentinasin për shifrën e 48 milionë eurove ndërsa lojtari firmos një kontratë deri në vitin 2027.

Gjatë një viti si pjesë e Tottenham, 24-vjeçari është shndërruar në një element tejet të rëndësishëm për fanellën e “Gjelave” ndërsa tekniku Antonio Conte e konsideron një nga titullarët më të vlefshëm për repartin e mbrojtjes.

Deri më tani, Romero numëron 32 paraqitje me fanellën e Tottenham duke shënuar edhe një gol në muajin mars në fitoren ndaj Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat