Monza përforcohet në mesfushë

Futboll

Monza përforcohet në mesfushë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 15:28
Monza përforcohet në mesfushë

Monza përforcohet në mesfushë!

Pavarësisht pritshmërive të larta duke qenë se ishte një nga klubet më aktive në merkato, Monza ka zhgënjyer totalisht në këtë fillim të kampionatit në Serie A.

Klubi i menaxhuar nga ana e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, është mposhtur në të treja ndeshjet e elitës italiane ndërsa drejtuesit po mundohen të lëvizin edhe në ditët e fundit të merkatos për të shtuar kualitetin e skuadrës.

Së fundmi, Monza ia ka dalë të transferojë nëpërmjet formulës së huazimit mesfushorin e talentuar të Juventus, Nicolo Rovella. Ky i fundit, nuk kishte hapësira në skuadrën e trajnerit Massimiliano Allegri dhe ka preferuar të ndryshojë ambient për të përfituar minuta të rëndësishme për rritjen e tij duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar të moshës 20-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat