Xavi nuk e ka në planet e tij

Futboll

Xavi nuk e ka në planet e tij

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 15:47
Pjaniç

Miralem Pjaniç, së bashku me Xherard Pike dhe Memfis Depain janë tre nga lojtarët aktualë të Barçës që nuk kanë luajtur asnjë minutë në 3 takimet e para të sezonit të ri.

E ardhmja e tyre është në pikëpyetje.

Vetë trajneri Xavi Hernandez, pas transferimit të Niko Gonzalsesit drejt Valencias kishte lënë një shteg për Pjaniçin, por boshnjaku, edhe pse ka përkrahjen e trajnerit të katalanasve, ende nuk ka luajtur një minutë në La Liga.

Situata duket se e ka shqetësuar atë dhe siç bëjnë me dije mediat spanjolle agjenti i tij, Fali Ramadani ka zbarkuar në Barcelonë, duke i bërë me dije klubit katalanas ofertat që ka në dorë për mesfushorin. Olimpiku i Lionit duket klubi më i favorizuar për të, teksa në Arabinë Saudite e kërkon Al-Nasr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat