Fofana te Chelsea, Leicester gjen zëvendësimin e ylli francez

Futboll

Fofana te Chelsea, Leicester gjen zëvendësimin e ylli francez

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Zyrtarizimi i Wesley Fofanas te Chelsea është vetëm çështje kohe, ku mbrojtësi francez do t’i bashkohet “Bluve” të Londrës nga skuadra e Leicester Cityt.

Chelsea dhe Leicester kanë marrëveshje të plotë që Fofana të kalojë në “Stamford Bridge” këtë verë, ndërsa tarifa e transferimit kap shifrën e 88 milionë eurove.

Në anën tjetër, “Dhelprat” besohet se e kanë gjetur zëvendësimin e Fofanas në kampionatin francez.

Siç raportohet nga Fabrizio Romano, krerët e Leicester kanë filluar bisedimet me skuadrën e Reims për të nënshkruar me Wout Faes, pasi që ky i fundit shihet si zëvendësimi ideal i Fofanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat