Portugezi mbetet në udhëkryq

Futboll

Portugezi mbetet në udhëkryq

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 18:23
Portugezi mbetet në udhëkryq

Cristiano Ronaldo është përfolur për t’u transferuar në shumë klube në merkaton verore, por deri tani nuk ka arritur të gjejë një ekip për t’i plotësuar kushtet.

Një nga klubet më të përfolura në këtë fund të merkatos ishte Napoli dhe sipas raportimeve Man United po përpiqej të arrinte një marrëveshje për të përfituar shërbimet e Victor Osimhen me anglezët që do t’i jepnin në këmbim 37-vjecarin Napolit në formën e huazimit dhe gjithashtu një pjesë e pagës do paguhej nga klubi i Premier League.

Megjithatë, për t’i dhënë fund zërave për një rikthim të pesë herë fituesit të Topit të Artë në Seria A ka mendur Football Italia, që raporton se ylli portugez ka vendosur për të mos u bashkuar me Napolin pavarësisht se klubi italian do t’i jepte mundësinë për të luajtur në Champions League Ronaldos.

Pavarësisht se afati kalimtar i transferimeve është drejt fundit, e ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet në pikëpyetje. Deri më tani sulmuesi në katër ndeshje në Premier League nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës dhe gjithashtu vetëm sfidën përballë Brentford e ka nisur si titullar.

Dy fitoret e Man United erdhën me Ronaldon në stol dhe me shumë mundësi në rast se sulmuesi do të qëndroj te anglezët, në të shumtën e rasteve do të mbetet një alternativë nga stoli për trajnerin Erik Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat