Rihapja e basteve, Ilir Meta sulmon ashpër Edi Ramën

Futboll

Rihapja e basteve, Ilir Meta sulmon ashpër Edi Ramën

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 12:54
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar edhe iniciativën e fundit të qeverisë për të rikthyer bastet sportive. Ish-Kreu i Shtetit, i cili e ka dekretuar ligjin për mbylljen kur ishte President tha se “Rama është një delenxhi dhe aventurier që përpiqet të vendosë monopolin”.

Meta ka bërë publike edhe nje video, kur ne kohen e mbylljes se basteve Rama citonte Kuranin.

”Është një sfidë që e ndalon Kurani. Po, e ndalon. Jo, unë nuk e kam bërë (ndalimin e bixhozit) për shkak të Kuranit, por e ndalon Kurani. E thotë bukur, nuk e mbaj mend saktësisht, e thotë një verset i Kuranit”, ka theksuar Rama para disa vitesh ne nje emision.

Sot Rama bëri një dëgjesë me grupet e interesit për rikthimin e basteve. Duke qenë se ju e keni dekretuar si president, ndërsa tani është një iniciative e Ramës për ta rikthyer pas deklaratave të Ramës se është edhe kurani që i ndalon bixhozet.

Ilir Meta: E dini edhe ju, treguesi i koherencës së jshtëzakonshme, të një delenxhiu i cili me shqetësimin gjoja për të ruajtur fëmijët nga këto aktivitete kriminale dhe shoqërinë tonë vendosi mbylljen atëherë dhe tani gjen gjoja një alibi, sikur ka ka hallin të ndihmojë sportin, se kush e ka penguar këtë të ndihmojë sportin, kur harxhon miliona me inceneratorët, këtë e kuptojmë.

Por është thjesht përpjekja për të vendosur monopolin e klientelës së tij edhe sa i takon lojërave të fatit. Dihet që ky është kaq aventurier se mund të luajë me bixhoz dhe të vërë në baste të ardhmen e një vendi të tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat