Chelsea firmos për shtatë vite me Fofana-n

Futboll

Chelsea firmos për shtatë vite me Fofana-n

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 14:50
Chelsea firmos për shtatë vite me Fofana-n

Wesley Fofana është lojtari më i ri Chelsea-t. “Blutë” e Londrës zyrtarizuan sot afrimin e mbrojtësit 21-vjeçar, i cili ka firmosur një kontratë 7-vjeçare.

Me të përfunduar nënshkrimin e tij, Fofana tha: “Dy ditët e fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe jam shumë i lumtur.

U stërvita këtë mëngjes me ekipin dhe është një ëndërr e bërë realitet për mua.  Unë jam këtu për të fituar trofe, Champions League, Premier League, FA Cup, Carabao Cup, gjithçka. Kam ardhur këtu për të fituar dhe klubi është ndërtuar për të fituar trofe, kështu që unë jam këtu për këtë qëllim.”

Fofana u ble nga Leicester City për shifrën e 70 milionë paundve plus bonuset.

Kështu me afrimet e Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella dhe së fundmi Wesley Fofana gjatë, të tre të ardhur te Chelsea gjatë kësaj vere, mbrojtja e Thomas Tuchel bëhet e pakalueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat