Duka: I garantova vajzave mbështetjen e pakursyer të FSHF-së dhe timen personalisht

Futboll

Duka: I garantova vajzave mbështetjen e pakursyer të FSHF-së dhe timen personalisht

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 15:55
Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar takim me kombëtaren e vajzave, përpara ndeshjes kundër Polonisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se përfaqësuesja jonë do të tregojë personalitet dhe profesionalizëm në fushën e lojës.

“Sot i dhashë mbështetjen maksimale vajzave tona të talentuara e të mrekullueshme të Kombëtares së për ndeshjen që do të luajnë në  “Elbasan Arena” ditën e nesërme në 1 shtator kundër Polonisë.

Jam besimplotë se me pasion, dashuri, përkushtim e vëmendje maksimale ne lojë, Kombëtarja jonë do të tregojë vlerat e saj më të mira.

I garantova vajzat se mbështetja e pakursyer e FSHF-së dhe imja personalisht do të jetë e vazhdueshme dhe në çdo kohë.

Këto vajza janë modeli i profesionalizmit, rritjes së vazhdueshme dhe krijimit të një standarti që jam i sigurt se do të vijë gjithmonë duke u ngritur.  Për këtë ka punuar me profesionalizëm trajneri Grima dhe stafi i tij, për të cilët kam falenderim të veçantë .

Suksese vajzave të kombëtares arbërore!”-shkruan kreu i FSHF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat